Ky veprim i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që një ditë më parë priti me orë të tëra për të dëshmuar në komisionin hetimor, nxiti debate të forta mes deputetëve edhe në seancën e sotme parlamentare.
“Merrni masa ndaj kërcënimit që një kriminel në burg i ka bërë deputetëve në ambientet e Kuvendit. Lejoni funksionimin normal të komisionit hetimor”, tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Lexo edhe :
Related Posts
“Kush është kriminel e përcakton prokuroria e Gjykata. Në kuvend vjen si dëshmitar dhe duhet ti jepet mundësia”, tha kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
“Vinte dhe kërcënonte me ‘mbylle gojën; qepe ti; ta tregojë unë ty; kush je ti?’. Duhet të vazhdojmë parlamentin pasi ne nuk kemi siguri në parlament”, tha deputetja e PD, Ina Zhupa.
“Ju jeni të interesuar për audiencë politike, jo për të vërtetën. Dëshmitarin kryesor nuk e dëgjoni se keni frikë, por kërkoni dëshmitarë ekstra”, tha deputeti socialist Toni Gogu.
Deputët e opozitës kërkuan në mënyrë të përsëritur zgjatjen e afatit të komisionit hetimor, që të merren në pyetje edhe kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia Vilma Nushi, por Partia Socialiste kundërshtoi./vizionplus.tv