Festat e Krishtlindjeve po afron dhe Familja Mbretërore Britanike pas një viti të vështirë për shkak të problemit shëndetësor të Mbretit Charls fillimisht dhe më pas të Kate Midelton ka nisur nga përgatitjet.
Princesha e Uellsit do të presë shërbimin e këngëve të Krishtlindjeve në Westminster Abbey, dhe ky do të jetë shërbimi i katërt i këngës së princeshës “Together at Christmas”.
Këngët do të këndohen nga kori i Westminster Abbey së bashku me performanca nga muzikantë duke përfshirë Paloma Faith, Olivia Dean, Gregory Porter dhe interpretues të rinj.
Pesëmbëdhjetë shërbime këngësh në komunitet “Together at Christmas” do të zhvillohen gjithashtu në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.