Marine Le Pen rrezikon burgun, Prokuroria në Francë kërkon dënimin e saj me 5 vjet heqje lirie

8 hours ago 18

Një prokuror në Paris kërkoi dënimin me 5 vite burg dhe 5 vite ndalim nga postet publike për udhëheqësen e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.

Së bashku me 24 persona të tjerë, ajo akuzohet për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian.

Hetimet nisën një dekadë më parë dhe aktualisht Marine Le Pen ndodhet në gjyq, duke i dhënë një goditje imazhit të Tubimit Kombëtar në Francë.

Nëse Gjykata e shpall fajtore, Le Pen nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhje edhe nëse ajo apelon kundër vendimit./vizionplus.tv

Read Entire Article