3-vjeçarja bien nga kati i shtatë i ballkonit në Durrës

7 months ago 22

Një 3-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga  ballkoni i katit të shtatë në Durrës.

Uniformat blu bëjnë me dije ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:07 në lagjen nr. 13, kur e mitura ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj.

E mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv.

Read Entire Article