NATO konfirmon prezencën e trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë

2 hours ago 18

Vendosja e trupave të Koresë së Veriut në rajonin rus të Kurskut, në kufirin me Ukrainën, demonstron “dëshpërimin në rritje” të presidentit rus Vladimir Putin, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.

“Unë jam në gjendje të konfirmoj se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe se njësitë ushtarake të Koresë së Veriut janë vendosur në rajonin e Kurskut”, tha Mark Rutte në një deklaratë të shkurtër në Bruksel.

“Ky forcim i bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është një kërcënim”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article