Rikonstruktohet “Shyqyri Peza”, Veliaj” Në zonën e Unazës së Madhe do të ndërtojmë 4 shkolla të reja

2 hours ago 19

Shkolla 9-vjeçare “Shyqyri Peza” në Kombinat po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, me synimin për të përmirësuar kushtet e mësimit për nxënësit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve, tha se qëllimi është që brenda vitit të ardhshëm shkolla të jetë gati për të pritur mbi 1200 nxënës, në një mjedis të ri dhe modern. Ndërkohë njoftoi se pas Kombinatit ekipi i Bashkisë së Tiranës do të zhvendoset në zonën e Unazës së Madhe, ku do të nisin paralelisht 4 shkolla të reja.

“Po përgatitemi për një kombinat që po rritet, pra nga 900 nxënës, shkojmë në 1200 nxënës, por edhe në klasa që kanë më pak nxënës. do të thotë se numri i nxënësve për mësues është më i vogël dhe vëmendja e mësuesit për nxënësin është më e madhe. me këtë histori kemi mbyllur të gjithë kapitullin e shkollave në kombinat dhe mund të zhvendosemi në një zonë tjetër, si zona e unazës së madhe, aty ku do të fillojmë ndërtimin e 4 shkollave të reja. jam vërtet entuziast që gjithë kjo zonë, që deri dje quhej periferi, sot po merr investime shumë më cilësore sesa në qendër. kështu, i lëmë një pajë kombinatit me 5 shkolla të reja, kopshte e çerdhe, që do jenë këtu për 100 vitet ardhshme”, tha Veliaj.

Ndërhyrja për ndërtimin e shkollës “Shyqyri Peza” përfshin shtimin e kapacitetit të saj. Projekti parashikon një shtesë të re me tre kate dhe palestër pranë terreneve të hapura sportive. /vizionplus.tv

Read Entire Article