Von der Leyen: Dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen botërore

2 hours ago 27

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  ka zvilluar një bisedë me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.

Siç shkruajnë mediet e huaja, ata diskutuan për sigurinë dhe mbrojtjen e vendeve, të shpallur në Samitin BE-Kore në maj 2023 në Seul.

Von der Leyen tha se fillimi i këtij bashkëpunimi është më në kohë se kurrë, pasi për herë të parë trupat e Koresë së Veriut po vendosen për të mbështetur luftën agresive të Rusisë .

Presidentja e Komisionit Evropian theksoi se dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen botërore. Ajo përfundoi duke shprehur shqetësimin e BE-së për thellimin e bashkëpunimit ushtarak Rusi-Kore e Veriut, i cili mund të inkurajojë Phenianin të rrisë më tej tensionet në gadishullin Korean. /vizionplus.tv

Read Entire Article