VIDEO/ Nis seanca plenare, opozita bllokon Foltoren

2 hours ago 1

Pavarësisht se deputetët e përjashtuar të opozitës ditën e sotme nuk shkuan në Kuvend, seanca plenare nisi sërish me tensione.

Deputetët opozitarë që nuk kanë masë ndëshkimore, bllokuan foltoren me pankarta në duar teksa vazhdonin të godisnin tavolinat për të krijuar zhurmë.

Më herët, gjatë mbdhjes së Grupit Parlamentar të PD-së Bardhi njoftoi se është marrë vendimi që në seancën e sotme të mos shkojnë deputetët e përjashtuar.

Sipas Bardhit, ata do të shpërndahen nëpër degë dhe do të merren me organizimin e protestës së nesërme. Opozita ka marrë leje për të protestuar nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të ditës së nesërme./vizionplus.tv

Read Entire Article