EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, vdes 44-vjeçari shqiptar, lëndohen fëmijët e mitur dhe bashkëshortja

2 hours ago 28

Gëzim Margjoka, 44 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy fëmijët e mitur të Margjokës dhe bashkëshortja e tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Cremasca, ndërsa në aksident janë përfshirë 3 makina.

Viktima ishte duke drejtuar një automjet tip “Skoda Octavia”, kur për arsye të paqarta, u përplas kokë më kokë me një tjetër mjet.

Pavarësisht se ekipet e ndihmës së shpejtë mbërriitën menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk mundën të shpëtonin 44-vjeçarin shqiptar./vizionplus.tv

Read Entire Article