“Të zhbëhet Reforma në Drejtësi”, Berisha: Komisioni i Venecias të rishqyrtojë sistemin

2 hours ago 22

Udhëheqësi i opozitës Sali Berisha bëri thirrje për zhbërje të Reformës në Drejtësi, pasi sipas tij të gjitha të dhënat tregojnë se ajo ta dështuar.

“I bëj thirrje parlamente europian, komisionit europian, partnerëve ndërkombëtarë që të mos i japin më mbështetje një drejtësie të kriminalizuar, por të  angazhojnë komisionin e Venecias për një rishikim tërësor të saj”, tha Berisha.

Një ditë para zhvillimit të protestës kombëtare të opozitës, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në mosbindjen civile.

“Këtë vendim të mosbindjes civile, PD, demokratët dhe opozitarët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes, si mënyrën e fuqisë dhe mbështetjes të interesave, të dinjitetit, të lirisë të çdo qytetari shqiptar që i beson votës së lirë. Që beson se ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë. Që beson se Shqipëria pa opozitë është një katastrofë. Që beson se Edi Rama me organizatën e tij kriminale qeveri është vërtetuar tashmë si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të ketë në listën e Partisë Demokratike emra nga Partia e Lirisë, Berisha tha se bashkëpunimi është i hapur.

“Çështja e koalicionit është një çështje e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Partia e Lirisë është një parti aleate. Ilir Meta është një i burgosur politik. Siç e dini ju, Edi Rama urdhëroi pusinë ndaj tij, çoi bastardin e familjes Hoxha për të qenë i sigurt”, tha kreu i PD-së.

Pjesë e protestës nesër do të jenë vetëm aleatët kryesore të Berishës: Partia e Lirisë dhe republikanët e Mediut. /vizionplus.tv 

Read Entire Article