Sot seancë plenare, në Kuvend vetëm deputetët e PD që nuk janë përjashtuar, Bardhi: Do të vijojnë aksionin

2 hours ago 13

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e sotme vendosi që në seancës plenare të së hënës të shkojnë vetëm deputetët e pa përjashtuar. Kreu i këtij Grupi Parlamentar, Gazment Barhdi tha për mediat se deputetët e përjashtuar do të merren me organizimin e protestës së nesërme.

Bardhi deklaroi se deputetët të cilët do të marrin pjesë në Kuvend nuk do të lejojnë zhvillimin normal të seancës plenare.

Bardhi: Deputetët e përjashtuar do të shpërndahen menjëherë në secilën mbledhje të kryesive të degëve të partisë për organizimin e protestës së nesërme. Pra do të jenë secili prej tyre në degën ku ushtron përgjegjësinë si përfaqësues i qytetarëve, ndëkrohë që kolegët që marrin pjesë në seancë do të bëjnë gjithçka për të vijuar aksionin e opozitës brenda sallës. Jo si një zgjedhje e grupit parlamentar të PD, por si një zgjedhje e imponuar nga kundërshtari ynë politik që ka asgjësuar hapësirën demokratike të opozitës brenda parlamentit.

Policia e Shtetit njoftoi ndjekje penale  për cilindo që do të bllokojë rrugët nesër gjatë protestës.

Bardhi u përgjigj me ironi duke thënë se “kush do na ndjekë penalisht, Ilir Proda?”, që sic tha ai ‘është komanduar në atë detyre nga kreu i bandës së Elbasanit’.

Bardhi: Kush do na ndjekë penalisht, Ilir Proda? Zëdhënësi i bandës së Elbasanit? Ai të rrijë dhe ca ditë në detyrë se do ta shikoni shumë shpejt që sic është provuar cdo akuzë e PD për lidhjet e zyrtarëve të shtetit me krimin e organizuar, ky është një nga këta zyrtarë që është komanduar në atë detyrë nga kreu i bandës së Elbasanit. Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizimit të PD. Në cdo tubim ka bllokim  të rrugëve./vizionplus.tv

Read Entire Article