Trump përballë Harris, çfarë tregojnë sondazhet për zgjedhjet në SHBA

2 hours ago 19

Tetë ditë larg zgjedhjeve në SHBA dhe ish-presidenti Trump dhe zëvendëspresidenti Harris janë pothuajse të barabartë në Wisconsin.

Një sondazh i USA TODAY/Suffolk University i publikuar këtë të hënë, zbuloi se Trump triumfon me 48% dhe Harris me 47%. Në sondazh morën pjesë 500 votues.

Ndërkohë, Harris udhëheq ndaj Trump në Door County, Wisconsin, bazuar nga një sondazh, ku morën pjesë 300 votues. Harris kryeson Trump në këtë zonë 50% me 47%.

Sondazhi USA TODAY/Suffolk University zbuloi gjithashtu se në Wisconsin, Harris ka një epërsi prej 14 pikësh ndaj Trump midis grave përkatësisht 55% deri në 41%. Rezultati kthehet në favorin e Trump midis burrave, duke treguar Trump përpara 18 pikë ndaj Harris, përkatësisht 56% deri në 38%. /vizionplus.tv

Read Entire Article