Gol për “katalog”, Ernest Muçi i heq “merimangat” portës së Muslerës

2 hours ago 19

Ernest Muçi ka realizuar një supergol në kampionatin turk, dhe këtë e ka bërë pikërisht përballë Gallatasarait.

Ylli kuqezi u hodh në fushë vetëm në pjesën e dytë, por arriti të lërë gjurmë në këtë ndeshje.

Në minutën e katër shtesë të ndeshjes, pasi mori një top në mesfushë, me sprintin që e karakterizon la pas mbrojtësin kundërshtar, e më pas në hyrje të zonës godet fort me të majtën dhe realizon.

⚽️GOAL🇹🇷 | Galatasaray 2-1 Beşiktaş | Ernest Muçi

Wonderful goal by Muçipic.twitter.com/Egfv9ILuVN

— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 28, 2024


Një gol për tu mbajtur mend, pasi topi përfundoi te “rrjeta e merimangës”, në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Muslera.

Megjithatë goli i Muçit vetëm sa ngushtoi diferencën, pasi Gallatasarai fitoi 2-1.

Read Entire Article