Aksident në Fier, plagoset çifti i moshuar, dërgohen menjëherë në spital

2 hours ago 22

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier – Libofshë ne fshatin Agim te Fierit.

Një automjet është përplasur me një motor, ku si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të (çift bashkëshortësh) kanë pësuar demtime.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe rruga e pandriçuar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /vizionplus.tv

Read Entire Article