Opozita “injoron” thirrjen e Policisë, Bylykbashi: Nesër do të bllokojmë akset në të gjithë territorin e Republikës

2 hours ago 20

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka dhënë një deklaratë për mediet ditën e sotme, pas përfundimit të seancës plenare. Pavarësisht paralajmërimit të Policisë së Shtetit, që të mos bllokojnë rrugët ditën e nesërme gjatë protestës, Bylykbashi tha se opozita është në mosbindje civile dhe nesër në orën 17:00 do të bllokojnë akset në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Oerd Bylykbashi: Nuk ka për të pasur normalitet. Opozita është në mosbindje civile. Nësër në orën 17:00 do të bllokojmë akset në të gjithë territorin e Republikës, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se nuk mund të ketë normalitet në këtë vend. Po përpiqemi të çojmë përpara një betejë për të rikthyer normalitetin e shqiptarëve. Parlamenti do të vijojë të jetë në gjendje mosfunksionaliteti, përndryshe qytetarët do të vijojnë të vidhen çdo ditë e më shumë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë më herët, Policia e Shtetit deklaroi se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni./vizionplus.tv

Read Entire Article