Qipro, mjekja ushqen aksidentalisht foshnjet me alkool, një i vdekur dhe gjashtë në gjendje të rëndë

2 hours ago 16

Një i porsalindur humbi jetën dhe gjashtë janë në gjendje kritike në një spital në Qipro, pasi një punonjëse mjekësore ngatërroi shishen dhe futi alkool në qumështin që po përgatitej për foshnjat.

Foshnja 20-ditore dha frymën e fundit ndërsa gjashtë të tjera janë të intubuar në Repartin e Kujdesit Intensiv.

Sipas mediave, pesë persona janë arrestuar, teksa po shqyrtohet nëse ndaj tyre duhet të rëndojë akuza për vrasje nga pakujdesia.

Katër të arrestuarit ishin punëtorë në turnin ku u regjistrua ngjarja, teksa i arrestuari i pestë punonte në turnin e mëparshëm.

Të pestë pretenduan se alkooli ishte në një shishe prej pesë litrash dhe u gjet në zonën e përgatitjes së ushqimit.

Autoritetet po kryejnë hetimet për ngjarjen e paprecedentë dhe po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e sigurisë./vizionplus.tv

Read Entire Article