Një 32-vjeçar ka goditur me thikë një të moshuar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Zhupan të Fierit. 70-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedural”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /vizionplus.tv