34-vjeçarja franceze humb natën në Majën e Jezercës, policia e gjen pas…

2 months ago 23
Reklamë

Eksplorimi i Majës së Jezercës nuk ka shkuar edhe aq mirë për një turiste franceze 34-vjeçare. Ajo humbi rrugën gjatë natës. Për këtë arsye ka komunikuar me policinë ku ka kërkuar ndihmë.

Policia thotë se pas 5 orësh kërkime kanë arritur ta gjejnë në një terren shumë të vështirë malor. Ajo është shpëtuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Turistja ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe të Ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar. Policia e Kukësit vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë”, njoftoi policia.

/a.r

Read Entire Article