16 janari i këtij viti shënoi 4 vite pa aktorin e madh Xhevdet Ferrin. Ikonë e kinematografisë shqiptare, ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme pulmonare.
4 vite pas vdekjes aktori u nderua me titullin “nderi i qytetit”, diplomë që ju dorëzua vajzës së tij, Borës.
Kjo e fundit ishte e ftuar ditën e sotme në “Living Room” ku foli me mall për të atin dhe mungesën e tij.
E pyetur nga moderatorja Brunilda Lahe për pengjet që i kanë mbetur Bora u shpreh:
“Pishmani më i madh është që vajza ime duke u rritur do të privohet nga prezenca e tij. Nga udhërrëfimi i tij. Ai e kishte me merak shumë të madh edukimin dhe kultivimin e kulturës. Mua në vend të përrallave më tregonte Iliadën edhe Odisen dhe tragjeditë e Shekspirit. Ai vinte një theks shumë të madh te edukimi. Do kisha dashur shumë që Marla të kishte mundur të përthithte prej tij këtë aspket“.
/vizionplus.tv