“40 ditë pa ty shoku im…”, Arbër Çepani kujton me dhimbje Gerti Bogdanin

3 hours ago 15

Arbër Çepani, ka kujtuar kunatin e tij, ish-deputetin e PD-së Gerti Bogdanin, i cili u ndaj nga jeta në mënyrë të beftë në moshën 44-vjeçare.

“40 ditë pa ty shoku im…”, ka shkruar Arbri në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shton se akoma shpreson se do ta gjerë çdo mëngjes në tavolinën e tyre për të pirë kafenë.

Lexo edhe :

Related Posts

“40 ditë pa ty shoku im… akoma shpresoj çdo mëngjes të të gjejë tek tavolina jonë dhe të pijmë kafen bashkë, për të folur për çdo gjë që lamë në gjysmë”, shkruan ai.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ndërroi jetë pas një ataku kardiak mëngjesin e 18 shtatorit të këtij viti.

Ai u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, sipas të cilëve ish-deputeti mbërriti i pajetë.

Bogdani ishte duke konsumuar kafe në një ambient të njohur në qendër të Tiranës kur pësoi atak kardiak.

“Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është larguar për në tualet. Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan dhe hapën derën me forcë.

Mësohet se ata e gjetën ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Më pas lajmëruan ambulancën, por sipas dëshmitarëve është vonuar. Gerti Bogdani mori ndihmën e parë mjekësore në ambulancë dhe më pas në QSUT, por nuk arriti që të mbijetojë. Policia njoftoi zyrtarisht se ishte ora 11:30 kur ndodhi ngjarja.

Read Entire Article