Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili krijoi llogari false në rrjetet sociale dhe denigroi imazhin e ish të dashurës së tij.
Në pranga ka rënë shtetasi E. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.
Ky shtetas dyshohet se për një periudhë 7-mujore ka krijuar profile në rrjetet sociale, me gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, në të cilat publikonte foto me përmbajtje të ndryshme, për denigrimin e imazhit të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv