41-vjeçari u arrestua pas akuzave për përdh*nim, i vëllai e justifikon: Arrestoni vajzën jo atë, ajo atë punë kishte me të gjithë fshatin

3 months ago 27

Një ngjarje e rëndë u raportua në qytetin e Korçës, ku një 41-vjeçar dhe një 26-vjeçar ui akuzuan pas akuzave të bëra nga një miniorene për përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Pas akuzave të bëra nga 16-vjeçarja u arrestuan Selam Hyka dhe Marsel Baçi. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe vëllai i njërit prej të arrestuarve.

Lexo edhe :

Related Posts

Asllan Hyka vëllai i Selam Hykës, ka deklaruar se akuzat janë të pavërteta, ndërsa i ka cilësuar me çrregullime mendore nënë dhe vajzën që kanë bërë denoncimin.

Vëllai u arrestua para dy ditësh. Janë dy budallaçka nga Leminoti, erdhën na takuan, me shante, o budalla. I kërkova ta mbyllinin gojën e të largoheshin. Policinë e ka lajmëruar një djalë. Kushedi ndonjë dashnor i saj. Erdhi policia. Nuk e di a ka bërë vëllai marrdhenie seksuale me vajzën por kjo vajza i shkruan gjithë fshatit. Bën foto dhe u thotë “Ajdeni për 30 mijë lek”, u thotë djemve dhe i gënjen. Erdhi policia, e morën vëllain. Nuk kam folur me vëllain. Nuk e di a ka kryer a jo. Ajo është budallacke, ajo thotë do t’iu arrestojë të gjithëve. Mos i lini rrugët, futeni në punë. Mos me sillni probleme. Kërko drejtësi. Nesër del dikush tjetër dhe me fut mua. Ta futin dhe vajzën në burg. Ka e per budallenj burg. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë vëllai, unë e djalin nuk e kontrolloj dot. Por ta marrin vajzën e ta arrestojnë. Ajo del e akuzon e mua nesër“, ajo me ofendonte e mua.

Ndëkrohë që nëna e 16-vjeçares ka rrëfyer se si kuptoi abuzimin që po i bëhej të bijës.

Ajo tha për mediat se e mitura është shfrytëzuar dhe kërcënuar vazhdimisht nga shfrytëzuesit që të mos tregonte atë që po i ndodhte.

Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh? E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha”, tha e ëma e të miturës.

Read Entire Article