45-vjeçari i vuri flakën gruas me të cilën po ndahej, detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë

2 months ago 54

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Korçë ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili ka tentuar që të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, të qytetit. Në momentin kur është lagur me benzinë nga i shoqi, 31-vjeçarja ndodhej në rrugë.

Pasi i ka vënë flakët bashkëshortes, me të cilën ndodhet në proces divorci, 45-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, raporton A2.

Ndërkohë, Melisa Trëndafili ka mbetur me djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Bashkëshorti i saj është ende në kërkim nga policia. Sipas asaj që kanë treguar fqinjët për A2, Trëndafili ishte konsumues i alkoolit.

/a.r

Read Entire Article