5 ditë nga tërmeti në Japoni, gjendet e gjallë nën rrënoja 90-vjeçarja

9 months ago 25

Pas lëkundjeve të forta të tërmetit në Japoni prej të cilit janë regjistruar më shumë se 120 viktima dhe 200 persona rezultojnë të zhdukur, së fundmi një grua 90 vjeçare është gjetur e gjallë nën rrënoja pas 5 ditësh kërkime.

Punonjësit e kërkim- shpëtimit e gjetën atë nën rrënojat e një ndërtese dykatëshe në qytetin Suzu. Nga tërmeti me magnitudë 7.5 që goditi bregun e Detit Japoni të hënën, më shumë se 120 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 200 janë të zhdukur.

BBC bën me dije, se e moshuara u gjet e gjallë por vuante nga hipotermia. Në të njëjtin vend, ekipet e shpëtimit gjetën gjithashtu një grua rreth të 40-ave në një gjendje arresti kardiopulmonar, thanë raportet. Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë po përdorin helikopterë për operacionet e shpëtimit dhe dërgimin e furnizimeve në zona të izoluara, pasi disa rrugë mbeten të bllokuara.

Puna e ekipeve të kërkim- shpëtimit po pengohet nga moti i lagësht në disa zona të goditura nga tërmeti, ku autoritetet paralajmërojnë se edhe një sasi e vogël shiu mund të shkaktojë më shumë rrëshqitje dheu. Ata paralajmëruan gjithashtu se sot pritet një front i ftohtë, i cili mund të sjellë reshje dëbore deri të hënën në zonat malore të prefekturës Ishikaëa të goditur nga tërmeti.

Prej ditës së shtunë, rreth 23,200 familje ishin pa energji elektrike në Ishikawa dhe më shumë se 66,400 kishin mungesë të ujit të rrjedhshëm. Guvernatori i Ishikawas, Hiroshi Hase, tha gjatë një takimi për menaxhimin e fatkeqësive se prefektura po përballej me situata jashtëzakonisht të rënda. Ai paralajmëroi gjithashtu se rivendosja e ujit të rrjedhshëm do të marrë një kohë të gjatë pasi shumë tuba uji kanë të çara.

/vizionplus.tv/

Read Entire Article