Vrau 15-vjeçarin në Shkodër, zbardhet dëshmia e autorit: U konfliktuam, e godita me thikën e tij

1 day ago 457

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, të ndodhur ditën e djeshme (14 tetor) ku një 15-vjeçar u godit për vdekje me thikë.

Autori i krimit, bashkëmoshatar me viktimën, ka deklaruar para policisë duke treguar versionin e tij sesi ka ndodhur ngjarja.

Ai është shprehur se janë konfliktuar dhe se ka qenë viktima ai që e ka sulmuar i pari me thikë. Më pas, thotë ai, ia ka marrë thikën dhe e ka goditur.

“U zumë, më qëlloi në sup me thikë. Unë e qëllova me thikën e tij”, mësohet se ka thënë ai.

Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Read Entire Article