BSH: Familjet shqiptare zotërojnë rreth 28 miliardë euro

2 hours ago 27

Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” në publikimin mbi statistikat e llogarive financiare për vitin 2023 tregojnë se ekonomitë familjare zotërojnë rreth 34% të totalit të mjeteve financiare të brendshme njofton SCAN TV.

Pasuritë financiare të familjeve shqiptare në formën depozitave, monedhave, kapitalit apo edhe fondeve të investimit arritën në 2.78 trilionë lekë në vitin 2023, ose rreth 28 miliardë euro. Në harkun kohor të një viti ato janë rritur me 142 miliardë lekë.

Instrumenti kryesor i përdorur nga ekonomitë familjare vijon të jetë “monedha dhe depozitat”, i cili përfaqëson 48.6% të mjeteve financiare të këtij sektori, në fund të 2023. Ndërkohë “kapitali dhe aksione në fonde investimi” përbëjnë rreth 42% të totalit të mjeteve financiare.

Të dhënat e BSH bëjnë me dije se kryesisht i atribuohet në masën me të madhe rritjes së investimeve në “kapital dhe aksione në fonde investimi” prej 92 miliardë lekësh, ndjekur nga zgjerimi i “monedha dhe depozitat” prej 33 miliardë lekësh.

Sipas SCAN TV

Read Entire Article