“Të hanë dy salçiçe, të pinë një birrë dhe…”/ Incidenti me flamurin në Çeki, Shakohoxha “shpërthen” ndaj FSHF: Rrinin si bufa në tribunë dhe thanë s’e pamë!

2 hours ago 21

Ish kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në stadiumin e Pragës në ndeshjes mes Çekisë dhe Shqipërisë, ku tifozët vendas përdhosën flamurin kuqezi.

Shakohoxha në një intervistë për “Versus”, ka akuzuar drejtpërdrejtë drejtuesit e lartë të FSHF-së, të cilët edhe pse u vunë në dijeni të kësaj gjëje nuk bën asnjë reagim për të ndalur ndeshjen, derisa ato flamuj të hiqeshin.

“Ajo që mua më ka mërzit është se zëra brenda Federatës dhe gazetarë pranë tyre duan të nxjerrin fajtor futbollistët se pse nuk reaguan. Futbollistëve nuk u lejohet kjo gjë, drejtuesit e Federatës kanë qenë në stadium, e kanë parë shumë mirë atë gjë.

Fotografia është shpërndarë nga tifozët kuqezi dhe pas pjesës së parë ku u postua dhe e lexuan në portalet në Tiranë duke qenë në stadium në Pragë edhe thanë hajde ta heqim.

Djalli ta marrë tani, të hajn dy salçiçe, të pijnë një birrë më pak dhe të dalin më shpejt aty në stadium dhe të hapin sytë, mos të shohim telefonin gjithë kohës.

Flamuri jot të është përdhosur dhe ti duhet ta ndalosh ndeshjen se je i detyruar ta bësh këtë gjë. Duhet të kesh respekt për flamurin tënd në çdo moment, je i detyruar për këtë gjë që për më tepër ti përfaqëson Shqipërinë.

S’ mund të rrish 45- minuta si buf në tribunë dhe të thuash se pash unë. Pastaj ka qindra punonjës, lojtarët njoftuan stolin, se përderisa Daku ia tha gjyqtarët këtë gjë, ia ka thenë edhe stolit dhe nuk reagon askush.

Dhe kjo është e pabesueshme”, u shpreh Shakohoxha.

Read Entire Article