Zbardhet grabitja e 200 mijë eurove, skema: Dy autorët me motor morën paratë te taksia, bashkëpunëtorët i prisnin me makinë

4 days ago 2734

Policia ka zbardhur grabitjen e 200 mijë eurove në zonën e ish-Bllokut një javë më parë, ndërsa ka shpallur në kërkim 4 shtetas gjeorgjianë, si autorë të dyshuar.

Pasi janë marrë pamje filmike nga kamerat e bizneseve përreth, është zbardhur dinamika e ngjarjes, ku dy prej autorëve  kanë shkuar me motor te makina e taksistit në ish-Bllok, ndërsa dy të tjerë i kanë pritur me makinë te Stadiumi Dinamo.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia ka mundur të sekuestrojë motorin, i cili rezulton se i është blerë një shtetasi rus nga gjeorgjianët.

Taksisti po transportonte çantën me shumën 200 mijë euro, nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

Në këtë moment dy persona me motor thyen xhamin dhe pasi rrëmbyen çantën me para u larguan me shpejtësi./vizionplus.tv

Read Entire Article