UEFA gjobit me 41 mijë euro FSHF-në

4 hours ago 19

UEFA ka gjobitur me 41250 euro Federatën Shqiptare të Futbollit, për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes Ukrainë-Shqipëri dhe Shqipëri – Gjeorgji.

Shkak i gjobës janë bërë dy ndeshjet e shtatorit, ku tifozët kanë hedhur sende të forta në fushë.

Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri–Gjeorgji:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.

Vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 6000 euro për pushtimin e fushës.

Të mbyllë procedurat disiplinore karshi Federatës, lidhur me dyshimet se ndeshja nisi me vonesë për shkak të FSHF-së.

Read Entire Article