SPAK “kopsit” dosjen “Partizani”, nesër hidhet shorti për gjyqtarët e çështjes

15 hours ago 26

Pas një hetimi 4- vjeçar, dy prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dorëzuan dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme.

Dosja e përbërë nga 333 fashikuj hetimorë, u dorëzua mbrëmjen e sotme, ndërsa nesër pritet që çështja të shortohet. E sigurt është që gjyqtarja Irena Gjoka nuk është pjesë e listës që do të gjykojë nëse dosja do kalojë apo jo për gjykim themeli.

Pesë të pandehurit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noterja Andia Pustina tashmë do të përballen me akuzat që rëndojnë mbi ta.

Ish-kryeministri i vendit akuzohet për  korrupsionit pasiv, pasi SPAK thotë se i hapi rrugën dhëndrit të tij për të përfituar nga prona e ish-kompleksit sportiv, që dikur i ka përkitur shtetit.

Dhëndri i tij është ai që ka pozitën më të rëndë përballë drejtësise pasi, krahas korrupsionit akuzohet edhe për pastrim parash, ndërsa tre të tjerët akuzohen vetëm për pastrim parash. /vizionplus.tv

Read Entire Article