I akuzuar për disa vjedhje, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë, policia i gjen thikë dhe sëpatë

3 hours ago 27

Policia e Sarandës ka arrestuar një 25-vjeçar të akuzuar për disa vjedhje. Bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërki,

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Storm 26” u vu në pranga shtetasi E. N., 25 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një thikë dhe një sëpatë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 4, kanë tentuar të vjedhin një dyqan elektroshtëpiakesh, ndërsa më datë 13.10.2024, në lagjen nr. 4, kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas./vizionplus.tv

Read Entire Article