Dhunuan dhe kanosën me armë pronarin e karburantit në Mirditë, shpallen në kërkim 2 persona! Aleksandër Senaj kërkohet për tentativë vrasjeje

2 hours ago 17

Policia e Mirditës ka shpallur në kërkim dy persona të cilët kanosën me armë zjarri pronarin e një karburanti dhe e dhunuan në ambientet e biznesit të tij për motive të dobëta.

Bëhet fjalë për Kristjan Marku (Bashaj), 29 vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Senaj rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

“Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. M. alias K. B., 29 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje”, njofton policia.

Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti./vizionplus.tv

Read Entire Article