Pas hekurave, Diddy uron të bijën në Instagram në 2-vjetorin e lindjes

2 hours ago 16

Teksa ndodhet pas hekurave, në profilin zyrtar të Diddy-t në Instagram është bërë një postim.

Muzikanti 54-vjeçar, i cili është akuzuar për gjashtë akuza të tjera për sulm seksual në paditë e ngritura të hënën (14/10), bëri një postim të martën për ditëlindjen e dytë të vajzës së tij Love, të cilën e ka me ish- partneri Dara Tran.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse postimi është bërë nga ai apo dikush tjetër që menaxhon profilin e tij.

Postimi përfshinte disa foto të reperit me vajzën e tij ku në reshta i “këndon” këngën e ditëlindjes.

Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Love Combs, po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Brooklyn Metropolitan në Nju Jork. Sipas udhëzimeve të vizitave të burgut, Diddy ka një orë në javë për vizita sociale të miratuara, por nuk dihet nëse ai do ta shohë Love në ditëlindjen e saj.

Manjati i muzikës ka tre fëmijë të tjerë me modelen dhe aktoren Kim Porter, e cila vdiq në vitin 2018 në moshën 47-vjeçare./vizionplus.tv

Read Entire Article