Fituesi i “Survivor” në Greqi: Më poshtëruan sepse isha shqiptar, çfarë më thoshte nëna

4 hours ago 20

Daniel Nurka, shqiptari i cili u bë i famshëm në shtetit grek për shkak të pjesëmarrjes së tij në  eksperiencën e “Survivor”, ka deklaruar se shpesh herë është bullizuar për shkak të origjinës.

Aktori dhe ish-fituesi i Survivor tha se pjesëmarrja në reality show-n e mbijetesës ishte një eksperiencë shumë e fuqishme për të dhe se pas largimit nga loja preferoi të kalonte kohë me veten në shtëpinë e tij sesa me miqtë e tij. Duke folur për origjinën e tij, ai tha se kur erdhi në Greqi, fjala shqiptar kishte një konotacion poshtërues.

Ai theksoi se zgjodhi që bullizmin e ushtruar të mos e kthente në shqetësim për të ëmën, duke mos i treguar asaj atë që po kalonte.

“Kur erdha në Greqi, fjala shqiptar kishte një kuptim poshtërues, krahasuar me atë se si janë gjërat sot. Nëna ime shpesh më pyeste nëse më ngacmonin për shkak të origjinës sonë, por unë nuk i thashë asgjë, e mbajta për vete ”, tha ai.

Read Entire Article