“Plani i fitores” i Ukrainës, Rutte: Po e diskutojmë me aleatët

3 hours ago 21

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se ai është i njohur me detajet e “planit të fitores” të Ukrainës të paraqitur nga presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky.

Sipas agjencisë Reuters, ai tha gjithashtu se është në kontakt me vendet anëtare të aleancës për hapat e ardhshëm.

Duke përsëritur qëndrimin se procesi i kthimit të Ukrainës në një anëtare të ardhshme të NATO-s – kërkesa kryesore e Zelenskit – ishte “i pakthyeshëm”, Rute tha se plani i fitores përfshin elementë të tjerë dhe se ai po diskuton planin e plotë me anëtarët.

Zelensky tha se një ftesë e pakushtëzuar në NATO është një nga pikat e planit të tij.

Rute nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kërkesës së Kievit për një ftesë zyrtare.

Aleatët e NATO-s kanë thënë se Ukraina do t’i bashkohet aleancës, por gjithashtu se Kievi nuk mund të anëtarësohet derisa është në luftë, dhe kanë refuzuar të vendosin një kornizë kohore për anëtarësimin. /vizionplus.tv

Read Entire Article