EMRI/ Me armë pa leje dhe me kanabis në shtëpi, arrestohet i riu shqiptar

3 hours ago 25

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi është kapur me një armë zjarri që e mbante pa leje.

Pistoleta që policia i bllokoi 23-vjeçarit, Arbnor Demaj, ishte një Zoraki 7.65 me 9 fishekë. I riu, pa precedentë të mëparshëm penalë duket se e mbante armën si trofe dhe ua demonstronte edhe të tjerëve, deri në momentin që u kap nga policia.

Demaj u ndalua mbrëmjen e së hënës nga një patrullë policore.

Në kontrollin e ushtruar në banesën e të riut gjithashtu iu gjet një sasi hashashi e barabartë me 106 gramë.

Gjykata vendosi ndaj shqiptarit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai nuk ka dhënë shpjegime sepse posejdonte një armë zjarri, ndërsa dyshohet se ai mbante një të tillë për mbrojtje. /vizionplus.tv

Read Entire Article