Mbërritën sot në Shqipëri, dërgohen sërish në Itali dy emigrantë minorenë

4 hours ago 25

Dy nga emigrantët që mbërritën në kampin e emigrantëve në Gjadër, janë rikthyer në Itali.

Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, ata janë shoqëruar nga forca policie për në anije, për t’u nisur më pas drejt vendit fqinj.

Lexo edhe :

Related Posts

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy emigrantë minorenë.

Anija “Libra” e Marinës Italiane, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në brigjet e Shqipërisë.

Në anije ndodhej grupi i parë i emigrantëve të kapur në brighet italiane, të cilët do të akomodohen në qendrat e ngritura në Shqipëri për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.

Grupi i parë përbëhet nga 16 persona, 10 shtetas nga  Bangaldeshi dhe 6 egjiptianë të cilët pasi t’i nënshtrohen verifikimeve në Shëngjin do të transferohen në Gjadër, ku është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat. /vizionplus.tv

Read Entire Article