Dhunuan blogeren Klea Prenga, vetëdorëzohen në polici motrat Berisha

3 hours ago 19

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha janë vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, dy muaj pas shpalljes në kërkim.

Motrat Berisha akuzohen se kanë dhunuar barbarisht blogeren Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, ku shkak dyshohet të jetë bërë lidhja e kësaj të fundit me partnerin e Mariela Berishës.

Lexo edhe :

Related Posts

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi blogeren Klea Prenga mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar. /vizionplus.tv

Read Entire Article