“Po luajnë bixhoz”, mediat britanike shpërthejnë pas emërimit të Tuchel si trajner i Anglisë

3 hours ago 25

Gjermani Thomas Tuchel do të jetë trajneri i Anglisë deri në vitin 2026. Tuchel bëhet trajneri i tretë i huaj që do të drejtojë “tre Luanët” pas Eriksson dhe Capelos.

Por emërimi i një gjermani në krye të Anglisë nuk ju ka pëlqyer aspak mediave britanike, të cilat sot kanë nxjerrë gjithë vrerin e tyre.

Një ditë e errët për Anglinë. Tre Luanët luajnë bixhoz me një GJERMAN… por Tuchel ka vetëm 18 muaj kohë për të provuar veten”, shkruhej në faqen e parë të gazetës Daily Mail.

Për 51-vjeçarin gjerman kjo do të jetë hera e parë që do të drejtojë një kombëtare, pas eksperiencave që ka patur në skuadra të madha të Europës si Chelsea, PSG apo dhe Bayern Munchen.

Read Entire Article