Iu gjet 7 kilogram kokainë në banesë, arrestohet 45-vjeçari shqiptar

4 hours ago 33

Një 45-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në banesën e tij u gjetën 7 kilogramë drogë e llojit kokainë.

Mediat italiane raportojnë se ka qenë një kontroll rastësor i shqiptarit në rrugë, i cili solli më pas edhe kontrollin në banesë ku u gjet kokainë.

Mediat raportojnë se gjatë ndalesës në rrugë shqiptarit ju gjetën 340 gram kokainë dhe dy çelësa, ku njëri prej tyre ishte i banesës ku u gjet më pas 6.7 kilogram kokainë dhe mjete paketimi droge.

Përveç lëndës narkotike u sekuestruan edhe 4200 euro cash, që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Read Entire Article