Qendrat shëndetësore në bregdet, Koçiu: I shërmbyen mbi 80 mijë qytetarëve në Vlorë, shumë prej tyre turistë të huaj

3 hours ago 22

Në qytetin e Vlorës, sezoni turistik ka sjellë një fluks të konsiderueshëm vizitash në qendrat shëndetësore verore, duke arritur një total prej 80,765 vizitash nga qershori deri në shtator.

Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, theksoi rëndësinë e këtyre qendrave për të përballuar ngarkesën e vizitorëve, duke nënvizuar se 32% e trajtimeve shëndetësore ishin turistë të huaj.

“Këtë vit risia ishte që ne hapëm qendrat verore nga 1 qershori deri në 30 shtator duke shtyrë kohëzgjatjen e funksionimit  me një muaj. 34 qendra shëndetësore, 4 më shumë nga vjet që na treguan se ishte domosdoshmëri hapja e këtyre qendrave”, tha Koçiu.

Ministrja Kociu, duke analizuar rritjen e numrit të vizitave gjatë sezonit, theksoi nevojën për të rritur furnizimet me barna dhe pajisje të kujdesit shëndetësor, për të siguruar shërbime të cilësisë më të lartë për të gjithë vizitorët.

Në përfundim të takimit, Kociu shprehu mirënjohjen për stafin shëndetësor për angazhimin dhe shërbimin e tyre gjatë sezonit veror./vizionplus.tv

Read Entire Article