U kap me tritol në makinë, gjykata greke lë në burg 39-vjeçarin shqiptar

4 hours ago 26

Gjykata greke ka lënë në burg 39-vjeçarin shqiptar Armiol Rrasa, i arrestuar të premten në Athinë pasi u kap me 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.

Ndërkohë gjykata ka lënë të lirë 33-vjecaren Daniela Luari, e cila u kap si pasagjere në mjet. Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.

Rrasa tha para trupit gjykues se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, ndërsa sa i përket kallëpeve të tritolit ai tha se nuk e dinte që ishte eksploziv. Rrasa pretendoi se pakoja i përkiste një personi të tretë dhe se mendonte se brenda kishte fishekë. /vizionplus.tv

Read Entire Article