Një ditë pas kërcënimeve të SHBA-së, Izraeli lejon 50 kamionë me ndihma humanitare të hyjnë në Gaza

4 hours ago 22

Një ditë pasi SHBA kërcënoi se do të shkurtonte furnizimet me raketa nëse ndihma për Gazën nuk rritej, Izraeli tha se 50 kamionë që transportonin furnizime kishin hyrë në Gazën veriore më herët sot.

Në një deklaratë të organit përkatës të Ministrisë izraelite të Mbrojtjes që mbikëqyr aktivitetin në Bregun Perëndimor dhe Gaza, thuhet se 50 kamionë që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë ushqime, ujë, furnizime mjekësore dhe pajisje strehimi të ofruara nga Jordania, u dwrguan sot në Gazën veriore përmes kalimit të urës Allenby dhe kalimit perëndimor Erez.

Lexo edhe :

Related Posts

COGAT gjithashtu deklaroi se do të vazhdojë të lehtësojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Izraelin, përmes një deklarate, se ka një muaj kohë për të zbatuar përmirësime të rëndësishme në situatën humanitare në Gaza ose rrezikon vazhdimin e furnizimit me armë amerikane, duke vënë në dukje se ndihmat humanitare që hyjnë në Rrip kanë rënë ndjeshëm në muajt e fundit./vizionplus.tv

Read Entire Article