Financimi i paligjshëm i partive, Celibashi: Nuk mund të monitorojmë gjithçka, të ndryshojë kodi

3 hours ago 19

“Komisioni Qëndror i zgjedhjeve e ka të pamundur të monitorojë çdo burim financiar të jashtëligjshëm për partitë politike”.

Kështu deklaroi Kreu i KQZ-së në Komisionin e dezinformimit.

Celibashi kërkon që KQZ të ketë më shumë kompetenca për të kontrolluar financimin e partive apo fushatave zgjedhore, madje deri në mundësinë e ndryshimit të kodit zgjedhor.

“Ajo që duhet të ndryshojë është financimi nga palët e treta sepse konstaton në financimin indirekt të partive politike dhe fushatave zgjedhore, dhe këto parti duke marrë financim në këtë mënyrë ndihen jo përgjegjëse për raportimin e financimit. Nga pikëpamja ligjore dhe formale rezultojnë në rregull po janë satelitë të tjerë që zhvillojnë fushatat për llogari të këtyre subjekteve politike. Kuvendi i Shqipërisë dhe partitë politike ta adresojnë  këtë shqetësim nëpërmjet ndryshimeve përkatëse të kodit zgjedhor”, tha Celibashi.

Kërkesën e bërë më herët nga kreu i KQZ, Erjon Braçe në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Dezinformimit, e shikon të mundshme.

“Mund të jetë e mundshme, por duam të shohim financimet konkrete të partive”, tha Braçe.

Aktualisht KQZ bazohet vetëm te vetdeklarimi vjetor i të ardhurave që subjektet politike dorëzojnë pranë Komisionit. /vizionplus.tv

Read Entire Article