Superkupa e Italisë zbardh kalendarin, më 2 janar 2025 Inter-Atalanta, një ditë më pas Milan-Juventus

6 days ago 688

Superkupa e Italisë, ekskluzivitet i platformes Tring, zbardhi kalendarin e ndeshjeve të saj për edicionin 2024-2025.

Trofeu do të zhvillohet për të pestin edicion radhazi në Arabinë Saudite në ditët e para të janarit 2025. Në edicionin e  37 të Superkupës së Italisë marrin pjesë Inter si kampiomn në fuqi i Italisë, Juventus si fitues në fuqi i Kupës, Milani si vendi i dytë në kampionat sezonin e kaluar dhe Atalanta si finalist e Kupës së Italisë, edicioni i kaluar.

Me 2 janar 2025 do të zhvillohet ne Riad gjysmëfinalja e parë mes Interit dhe Atalantës, ndërsa një ditë më pas, të premten me 3 janar 2025 zbresin në fushë Juventus dhe Milan. Fituesit e këtyre dy gjysmëfinaleve do të përballen në finalen e datës 6 janar ku do të jepet edhe trofeu.

Finalja do të zhvillohet në  Kingdom Arena, në një prej stadiumeve më moderne të botës. Interi është fituesi i edicionit të kaluar, mbajtur gjithashtu në Arabinë Aaudite. /vizionplus.tv

Read Entire Article