Është 82-vjeç, Harrison Ford zbulon arsyen se përse akoma nuk dëshiron të largohet nga aktrimi

3 hours ago 27

Legjenda e filmit, Harrison Ford, zbuloi së fundmi në një intervistë për Vanity Fair se nuk mendon të dalë në pension.

Aktori 84-vjeçar, i njohur për rolet e tij në filmat e “Indiana Jones”, Han Solo në “Star Wars” dhe Rick Deckhard në filmin “Blade Runner”, shpjegoi se çfarë e motivon atë të qëndrojë në botën e filmit.

“Unë marrë kontaktin njerëzor që kam nevojë përmes aktrimit. Është kënaqësi të punosh me njerëz që kanë shumë aftësi dhe përvojë”, shpjegoi aktori, i cili ka pesë fëmijë dhe është i martuar me Calista Flockhart.

Ford filloi karrierën e aktrimit në 1963 dhe aktualisht luan në serialin komedi “Shrinking” së bashku me Jason Segel dhe Jessica Williams.

Edhe pse Ford luan rrallë në projekte komedi, veçanërisht në seriale televizive, ai e pranoi rolin në serial.

Read Entire Article