Abuzimi me pensionistin/ ISSH pushon nga puna dy punonjës të drejtorisë rajonale Durrës

4 hours ago 27

Instituti Sigurime Shoqërore (ISSH) duke marrë shkas nga transmetimi i emisionit investigativ “Stop” në TV Klan të një rasti abuzimi me pensionistët për njohjen e vjetërsisë në punë në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës, pasi bëri verifikimet paraprake, vendosi që për punonjësin pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Durrës dhe një person tjetër të marrë masën “Largim nga puna”.

Përmes një njoftimi për shtyp ISSH, bën të ditur se, në ditët në vijim do të kryhen të gjitha verifikimet dhe veprimet procedurale nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast.

Njoftimi i ISSH

Duke marrë shkas nga transmetimi i emisionit investigativ “Stop” në TV Klan të një rasti abuzimi me pensionistët për njohjen e vjetërsisë në punë në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore menjëherë pasi u njoh me rastin dhe bëri verifikimet paraprake bën me dije se për punonjësit pranë DRSSH Durrës është marrë masa “Largim nga puna”. Në ditët në vijim do të kryhen të gjitha verifikimet dhe veprimet proceduriale nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast.

ISSH distancohet nga çdo veprim individual që cënon rëndë Kushtetutën, Kodin Penal, Civil, Administrativ, çdo ligj tjetër në fuqi dhe Kodin e Etikës, e mbi të gjitha që cënojnë integritetin dhe imazhin e institucioneve të administratës publike.

Gjithashtu, garantojmë qytetarët se NUK do të ketë ASNJË TOLERANCË për ASNJË PUNONJËS që SHKEL LIGJIN, që CËNON TË DREJTËN e qytetarëve për të gëzuar të drejtat e tyre, marrjen e shërbimeve falas në përputhje me ligjet në fuqi.

‼Inkurajojmë çdo qytetar të denoncojë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore përmes kanaleve tona zyrtare, raste të tjera të ngjashme apo abuzime me të drejtat tuaja apo të afërmve tuaj.

https://www.issh.gov.al/?page_id=11975

Çdo denoncim do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet tona udhëheqëse, dhe së bashku do të garantojmë mbrojtjen e të drejtave tuaja!

Read Entire Article