Studimi tronditës i UNICEF: 1 në 7 adoleshentë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

4 hours ago 36

Një në shtatë adoleshentë evropianë vuan nga çrregullime mendore sipas një studimi të UNICEF, organizatës së OKB për fëmijët.

Afërsisht gjysma e të gjitha problemeve të shëndetit mendor globalisht shfaqen pak a shumë para moshës 18-vjeçare.

Sipas këtij raporti shumë fëmijë janë të mbushur me ankth, trishtim apo dhimbje, duke qenë të pasigurt për veten e tyre.

Apeli është që të kujdesemi që këto çrregullime të identifikohen dhe trajtohen në kohë dhe që komunitetet dhe institucionet të kujdesen për krijimin e një rrjeti për të mbështetur më të cenuarit.

Sipas raportit të UNICEF-it rreth 11,2 milionë fëmijë dhe të rinj të moshës 19 vjeç (5,9 milionë meshkuj dhe 5,3 milionë femra) në Bashkimin Evropian vuajnë nga një problem i shëndetit mendor.

/a.r

Read Entire Article