5 të vrarë në 6 atentate, saga e përplasjeve mes grupit të “Sanços” dhe Papës, sot u kap Andrew Bode dhe Andrea Kalemi

2 months ago 61

Policia arrestoi sëfundmi Andrea Kalemin, një personazh tepër i njohur për drejtësinë pas një operacioni të RENEA-s dhe forcave të rendit të Gjirokastrës.

Kalemi u arrestua vetëm pak javë pas masakrës së Memaliajt, ku atentatorët vranë tre persona, ndërkohë që kishin si objektiv babanë e Andreas, Shyqyr Kalemin.

Lexo edhe :

Related Posts

Andrea Kalemi u arrestua me një akuzë të lehtë për të shkuarën e tij, ndërkohë që përplasja mes dy grupeve ka shkaktuar të paktën pesë të vdekur dhe gjashtë atentate deri më tani.

Saga më e fundit e përplasjes mes grupeve, ishte pikërisht masakra në Memaliaj, ndërkohë që gjithccka duket se nisi me vrasjen e Aleksandër Sadikajt nëpërmjet një atentati me tritol në makinë, teksa ai po lëvizte në aksin Tiranë-Elbasan.

Pamjet e Sadikajt duke dalë i gjymtuar nga makina në flakë bënë xhiron e rrjeteve sociale, ndërkohë që familjarët e tij drejtuan gishtin nga Edmond Papa. Ky i fundit do të vritej disa muaj më vonë teksa po shkonte për të vizituar nënën e sëmurë në Tiranë.

Atentatet e bujshme

Më 11 qershor 2022Aleksandër Sadikaj, kushëri me familjen Kalemi vritet në një shpërthim me telekomandë. Sadikaj, i njohur me nofkën Sanço, po lëvizte me makinë në aksin Tiranë-Elbasan. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

6 muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni nga Saranda Edmond Papa. Vrasja, kjo e dyshuar si hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim ishte deri sot shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Pas vrasjes së Edmond Papës, fillojnë atentatet ndaj familjes Kalemi.

Më 9 gusht 2023 – Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Paxos të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Ndërsa më 14 dhjetor 2023 – Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun  “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave greke kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

8 janar 2024 – Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andreë Bodes dhe Albano Velos.  Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt.

4 ditë më pas, më 12 janar, tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit. Ngjraja ndodhi në orët e mbërmjes pranë zones së Selitës, ku nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk kapi organe jetike, ai u plagos vetëm në këmbë.

Pas afro 7 muaj qetësie, më 21 Korrik 2024, duket se plani për hakmarrje ka vijuar duke vendosur si objektiv babain dhe xhaxhain e Andrea Kalemit.

Breshëria e plumbave të derdhur në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Shyqo Kalemi, i morën jetën këtij të fundit, la të plagosur vëllain e tij Arturin, si edhe la të vdekur edhe kamarierin e lokalit dhe një klient tjetër, të pafajshëm në gjithë këtë histori hakmarrjeje./vizionplus.tv

Read Entire Article