75 viktima në 6 muaj nga aksidentet, Policia Rrugore: Ndërtimi i rrugëve të reja ka lehtësuar trafikun

3 months ago 39

75 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të rënda që janë shënuar në akset  rrugore gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Ky numër është më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për policinë rrugore shkak për rritjen e parametrave të sigurisë është bërë ndërtimi i akseve me parametrat e duhura, por edhe monitorimi i rrugëve përmes efektivëve apo pajisjeve teknologjike.

“Për 6-mujorin e parë ne kemi patur 23 aksidente më pak me pajojë, me 15 të vrarë më pak krahasuar me vjet. Si numër aksidentesh ne kemi patur 58 aksidente me pasoja dhe të vrarë kanë qenë 75 në këto aksidente. Kjo është një shifër që tregon se parametrat e sigurisë janë në përmirësim në krahasim me vitin e kaluar. Kjo për shkak edhe të infrastrukturës, sepse akset e reja duke qenë me parametra të pranueshëm për sigurinë rrugore ndikojnë drejtpërdrejtë, por edhe një menaxhim më i mirë i bërë nga policia rrugore për monitorimin e akseve rrugore që ne i kemi konsideruar si njolla të zeza ku janë burim aksidentesh.”

Qato shton se për shkak të rritjes së numrit të turistëve, në vend ka edhe afro 30% më shumë mjete gjatë këtij sezoni.

“Nga analiza qe kemi bërë janë 1 milionë e 200 ose 1 milionë e 250 mjete që qarkullojnë në ditë në akset rrugore dhe kryesisht më të ngarkuar janë ato akse që të çojnë në zonat turistike. Edhe pse e kemi 25-30% numrin më të lartë të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore situate e trafikut paraqitet normale. Kuptohet që ka segmente qe ka trafik të rënduar për shkak të volumit që mund të mbajë aksi rrugor, por nuk kemi patur me bllokime”.

Hapja e disa segmenteve të reja rrugore ka përmirësuar ndjeshëm trafikun  në zonat me ngarkesën më të madhe.

“Ka një ndikim të jashtëzakonshëm hapja e rrugës së re Thumanë-Kashar, pra kemi eliminuar një aks që ka qenë shumë problematik. Ky ka qenë aksi më i ngarkuar vitin e kaluar, por edhe vitet e tjera. Hapja e tunelit nga Orikumi në Dhërmi ka lehtësuar sepse ka qenë aks i ngarkuar”.

Për 6-mujorin e parë të këtij viti policia rrugore ka vendosur afro 680 mijë gjoba kryesisht për tejkalim të shpejtësisë, parakalime të gabuara, përdorim të celularit dhe mosvendosjen e rripit të sigurisë./vizionplus.tv

Read Entire Article